Tregohuni të respektueshëm dhe të sjellshëm ndaj stafit dhe pacientëve, dhe vizitorëve të tjerë. Përpiquni të mos shqetësoni stafin që kryen punë të rëndësishme, si p.sh. dhënia e mjekimeve.
Tregoni respekt për privatësinë dhe dinjitetin e pacientëve dhe largohuni nga shtrati nëse ju kërkohet ta bëni këtë.
Ju lutemi kini parasysh se do t’ju kërkohet të dilni nga pavijoni nëse ndodh një urgjencë mjekësore
Njoftoni infermierët nëse dëshironi të ofroni kujdes. Nëse mund ta ndihmoni mikun ose të afërmin tuaj në momentin që do të ushqehet, ju lutemi pyesni ekipin e pavijonit se çfarë mund të sillni me vete dhe për oraret e vakteve.
Jepini të dashurit tuaj sendet e veta të tualetit, protezat, syzet, aparatin e dëgjimit, veshjet dhe këpucët e përshtatshme.
Pacientët tanë ndihen të dobët, ndaj ju lutemi përpiquni të bëni sa më pak zhurmë dhe vendoseni telefonin tuaj pa zile.
Largohuni menjëherë në fund të kohës së vizitës dhe ktheni çdo karrige që keni marrë hua.
Përpiquni që vizitat të jenë jashtë orarit të vakteve, përveç nëse dëshironi të ushqeni anëtarët e familjes tuaj; kjo do t’i japë mundësinë pacientëve të hanë vaktin e tyre në një mjedis të qetë. Ju lutemi njoftoni stafin nëse dëshironi të ndihmoni pacientin të ushqehet (kjo mund të ndryshojë nga pavijoni në pavijon). Ne do t’i inkurajonim dhe mbështesnim të afërmit që mbështesin pacientët gjatë vaktit të tyre.
Organizoni që një anëtar i familjes të veprojë si ndërlidhës ndërmjet stafit të pavijonit, familjes dhe miqve.
Njoftoni infermieren/maminë përgjegjëse nëse mendoni se nuk ju është dhënë informacion i mjaftueshëm.
Qëndroni në shtëpi nëse vuani nga simptoma të ftohjes/gripit ose të vjella dhe/ose diarre dhe mos ejani për vizitë derisa simptomat të jenë zhdukur prej të paktën dy ditësh. Lani duart kur hyni dhe dilni nga pavijoni dhe përdorni xhelin/shkumën me alkool kur është i disponueshëm.
Mos u ulni në shtratin e pacientit.
Mos përdorni tualetin ose banjën e pacientit.
Largohuni herë pas here nga shtrati që pacienti të mund të pushojë nëse është e nevojshme.
Ndihmoni pacientin që të mbajë në rregull hapësirën e shtratit dhe lejoni stafin të pastrojë në mënyrë efektive
Informoni stafin për çdo nevojë specifike që ka pacienti. Pyetni stafin për “Pasaportën e Pacientit”.
Ju lutemi, komunikoni me ne nëse keni ndonjë pyetje dhe na tregoni se çfarë mendoni për kujdesin që po merr pacienti